Gjeneral Xhafari: Komploti i armiqve në Iran dhe rajon, ka dështuar
Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se komploti i armiqve të sistemit islamik ka dështuar, pavarësisht të gjitha kapaciteteve dhe aftësive.
Agjencia Sepah News njoftoi se gjeneral Muhamed Ali Xhafari, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, të enjten deklaroi se suksesi më i madh i gjakut dhe sakrificës së dëshmorëve të mbrojtjes së lavdishme tetë vjeçare dhe rezistencës së popullit të Iranit, është siguria e qëndrueshme dhe e pashembullt në sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit. Lëvizja e Zgjimit Islamike në botën islame është rezultat tjetër i rezistencës disa vjeçare të popullit të Iranit. Gjeneral Xhafari në vazhdim tha se zhvillimet aktuale në rajon dhe rezistenca e popujve myslimane të rajonit, gjithashtu konsiderohet një prej rezultateve të mbrojtjes së lavdishme dhe të rezistencës islamike dhe transmetimit të mësimit të rezistencës nga Irani tek popujt e tjerë myslimanë. Lëvizja e Zgjimit Islam do të vazhdojë deri në rrëzimin tërësisht të sistemit hegjemonistë në rajon dhe sukseset e rezistencës në Siri janë shumë të rëndësishme në këtë drejtim.