Ruhani: Irani dhe Vietnami kanë potenciale të shumta bashkëpunimi
Presidenti i RII deklaroi se Irani dhe Vietnami kanë potenciale të shumta bashkëpunimi në interes të dy popujve.
Dr. Hasan Ruhani në takimin e zhvilluar sot në Hanoi me kryeministrin e Vietnamit, deklaroi se forcimi i marrëdhënieve me vendet e Azisë lindore e në veçanti me Vietnamin, ka qenë i rëndësishëm për Iranin, sepse Vietnami është një qendër për zgjerimin e aktivitetit ekonomik të Iranit në rajonin e Azisë lindore. Z. Ruhani tha se pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1, janë krijuar kushte optimale për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike mes Iranit dhe Vietnamit, por në këtë kuadër duhet të forcohet edhe bashkëpunimi bankar. Presidenti iranian tha se vizitat reciproke të liderëve të Iranit dhe Vietnamit në kryeqytetet respektive dëshmojnë për vullnetin serioz të të dyja vendeve për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Teheran-Hanoi. Nga ana e tij, kryeministri i Vietnami z. Ngujan Shuan Puk, duke theksuar se Vietnami ka vullnet serioz për zgjerimin e marrëdhënieve të gjithanshme me Iranin, shtoi se qeveria e Hanoit synon që thellimi i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve të arrijë në miliardë dollarë në vit.