“Askush nuk mund të flasë me Iranin me gjuhën e forcës”
Kryetari i parlamentit të Iranit deklaroi se mbrojtja e lavdishme ua bëri të qartë të gjithëve se askush nuk mund të flasë me gjuhën e forcës me popullin iranian.
Z. Ali Larixhani, kryetari i parlamentit islamik të Iranit, tha se gjatë luftës së imponuar vjeçare nga regjimi i Sadamit kundër Iranit, populli iranian me qëndresën heroike dhe me sakrificat e panumërta, i dëshmoi botës se askush nuk mund të flasë me gjuhën e forcës ndaj këtij populli. Ai tha se Irani ka qenë objektivi përfundimtar i shumë komploteve dhe planeve të perëndimit në rajonin e LM dhe shtoi se sulmi kundër Irakut dhe Afganistanit si dhe agresioni 33 ditor i Izraelit kundër Hezbullahut të Libanit, kanë pasur qëllim thyerjen e Iranit, por në asnjë nga këto plane perëndimi nuk mundi të arrijë objektivin e tij. Kryeparlamentari iranian tha se Irani ka siguri, stabilitet dhe fuqi mbrojtëse dhe të gjitha këto janë arritur në saje të potencialeve të brendshme dhe të udhëzimeve të Liderit suprem të Revolucionit islamik.