Berlini kërkon forcimin e bashkëpunimit financiar me Teheranin
Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë në takim me znj. Masuma Ebtekar, kryetaren e organizatës për mbrojtjen e ambientit të Iranit, ka theksuar përpjekjet e Berlinit për heqjen e pengesave në fushën e bashkëpunimit bankar me Iranin.
Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se ky takim është zhvilluar gjatë vizitës së znj. Masuma Ebtekar, kryetarja e organizatës për mbrojtjen e ambientit të Iranit, në Berlin dhe bisedimeve të saj me funksionarët e Gjermanisë në lidhje me çështje të ndryshme duke përfshirë edhe bashkëpunimet mes të dy vendeve në fushën e ambientit. Kryetarja e organizatës për mbrojtjen e ambientit të Iranit në lidhje me takimin e saj me ministrin e punëve të jashtme të Gjermanisë, deklaroi: "Z. Shtainmaier pasi dorëzoi përshëndetjen e tij të veçantë për presidentin e Republikës Islamike të Iranit dhe për ministrin e punëve të jashtme të Iranit, theksoi nevojën për mënjanimin e pengesave në fushën e bashkëpunimit bankar dhe financiar me Iranin dhe ka premtuar bashkëpunimin serioz të Berlinit në këtë drejtim. Në këtë takim është theksuar nevoja e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe gjithashtu është shqyrtuar mundësia e partneritetit të Gjermanisë në ringjalljen e pellgut ndërkombëtar Hamun të Iranit si një prej resurseve të rëndësishme ambientale në rruzullin tokësor". Znj. Ebtekar shtoi: "Në takim me ministrin e punëve të jashtme të Gjermanisë është theksuar se bashkëpunimet mes të dy vendeve duhet të krijojnë rrethana të përshtatshme për Iranin që të përfitojë sa më shumë nga teknologjitë e pastra dhe në harmoni me ambientin sepse Irani aktualisht po përballet me fenomene si stuhitë e rërës shkretinore".