Presidenti i RII takohet me kryeministrin e Malajzisë
Presidenti i RII ka mbajtur sot një takim me kryeministrin e Malajzisë në Kuala Lumpur. Dr. Hasan Ruhani të premten pasdite mbërriti për një vizitë zyrtare në Malajzi, ku u takua me kryeministrin malajzian Naxhib Razak.
Ky takim u zhvillua në Pallatin Presidencial gjatë të cilit u dëgjuan himnet kombëtare të dy shteteve respektive. Pas kësaj, të dy zyrtarët qeveritarë u takuan edhe me zyrtarë të qeverisë malajziane dhe anëtarë të delegacionit iranian. Presidenti iranian gjithashtu u nënshkrua në librin e kujtimit. Të dy liderët diskutuan në lidhje me marrëdhëniet bilaterale si dhe mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare. Ata po ashtu theksuan mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve. Pas këtij takimi, z. Ruhani dhe z. Razak mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.