Presidenti i RII takohet me kryeministrin e Malajzisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i30388-presidenti_i_rii_takohet_me_kryeministrin_e_malajzisë
Presidenti i RII ka mbajtur sot një takim me kryeministrin e Malajzisë në Kuala Lumpur. Dr. Hasan Ruhani të premten pasdite mbërriti për një vizitë zyrtare në Malajzi, ku u takua me kryeministrin malajzian Naxhib Razak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 07, 2016 14:17 Europe/Tirane
  • Presidenti i RII takohet me kryeministrin e Malajzisë

Presidenti i RII ka mbajtur sot një takim me kryeministrin e Malajzisë në Kuala Lumpur. Dr. Hasan Ruhani të premten pasdite mbërriti për një vizitë zyrtare në Malajzi, ku u takua me kryeministrin malajzian Naxhib Razak.

Ky takim u zhvillua në Pallatin Presidencial gjatë të cilit u dëgjuan himnet kombëtare të dy shteteve respektive.  Pas kësaj, të dy zyrtarët qeveritarë u takuan edhe me zyrtarë të qeverisë malajziane dhe anëtarë të delegacionit iranian. Presidenti iranian gjithashtu u nënshkrua në librin e kujtimit. Të dy liderët diskutuan në lidhje me marrëdhëniet bilaterale si dhe mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare. Ata po ashtu theksuan mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve. Pas këtij takimi, z. Ruhani dhe z. Razak mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.