Irani në vijën e parë të luftës me tregtarët e vdekjes
(last modified Sat, 08 Oct 2016 06:40:35 GMT )
Tetor 08, 2016 08:40 Europe/Tirane
  • Irani në vijën e parë të luftës me tregtarët e vdekjes

Zv/përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB deklaroi se Republika Islamike e Iranit ndodhet në vijën e parë të luftës me tregtarët e vdekjes dhe po paguan një çmim të lartë në këtë drejtim.

Gholamhusein Dehkan, zv/përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB, të premten në takimin e komitetit të tretë të AP me temë lëndët narkotike ka shpjeguar përpjekjet e Iranit në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe deklaroi se martirizimi i 4000 pjesëtarëve të forcave policore të Iranit si dhe plagosja e mbi 12000 pjesëtarëve të tjerë të këtyre forcave në luftën kundër këtij fenomeni, është vetëm një pjesë e çmimit të lartë që po paguan Iran në vijën e parë të luftës kundër tregtarëve të vdekjes me qëllim që të mbrojë shoqërinë e Iranit dhe të vendeve të tjera nga narkomania. Si rezultat i përpjekjeve të forcave të sigurisë dhe rendit të Iranit, zbulohet dhe konfiskohet mbi 80 % e opiumit dhe mbi 40% e heroinës dhe morfinës së trafikuar në botë. Forcat policore dhe të sigurisë së Iranit vetëm në vitin 2015 kanë zbuluar dhe konfiskuar rreth 620 ton lloje të ndryshme të lëndëve narkotike,- shtoi ndër të tjera Zv/përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB.

Tags