Xhaberi Ansari bisedon me De Misturan rreth zhvillimeve në Siri
Sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit dhe i dërguari special i OKB për çështjen e Sirisë kanë diskutuar zhvillimet e fundit në Siri dhe rrugët për zgjidhjen e problemeve humanitare dhe njerëzore në këtë vend.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Husein Xhaberi Ansari, sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, të premten në Gjenevë të Zvicrës ka zhvilluar një takim me Stefan De Mistura, i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje të Sirisë. Ai në këtë takim vuri në dukje tre aspektet njerëzore, politike dhe të sigurisë së krizës në Siri dhe deklaroi: "Katastrofa njerëzore është aspekti më i rëndësishëm i kësaj krize dhe kërkohet një përkushtim serioz për zgjedhjen e kësaj çështje. Mungesa e seriozitetit dhe efikasitetit të duhur në luftën kundër terrorizmit dhe mospranimi i këtij parimi se kriza e Sirisë do të zgjidhet vetëm nëpërmjet rrugëve politike, ka rezultuar me vazhdimin e kësaj krize dhe me shtimin e katastrofës njerëzore në këtë vend. Një prej çështjeve të rëndësishme dhe të domosdoshme në zgjidhjen e krizës në Siri është përkushtimi serioz në luftën kundër terrorizmit dhe njëkohësisht paraqitja e një horizonti politikë të pranuar për të ardhmen e këtij vendi të bazuar mbi parimin themelor të zgjedhjes së popullit sirian". Nga ana e tij, Stefan De Mistura, i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Sirisë, në këtë takim i ka përshkruar rrethanat aktuale në Siri më të ndjeshme se kurdoherë tjetër dhe deklaro: Irani është një vend i rëndësishëm për të ndihmuar zgjidhjen e krizës në Siri". De Mistura theksoi: "Përkufizimi i terrorizmit nga pikëpamja e OKB është i qartë dhe në sipas rezolutave të KS të OKB, Fronti Nusra, ISIS dhe grupet e lidhura me Al Kaidan janë grupe terroriste".