"Imam Husejni (as), model i të gjithë liridashësve të botës"
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka thënë: "Nga obligimet më të rëndësishme të myslimanëve bile edhe të një numri të konsiderueshëm të jomyslimanëve, janë ditët e zisë husejniane".
Dr. Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, të shtunën në një takim në Kuala Lumpur me iranianët që banojnë në Malajzi, ka thënë: Imam Husejni (as) nuk është model i rëndësishëm vetëm për popullin iranian, por model për të gjithë liridashësit e botës. Ruhani shtoi: Populli iranian në revolucionin islamik dhe luftën e imponuar me bekimet e emrit të Imam Husejnit (as) dhe kulturës së Ashuras, ka arritur që përballë armikut të dalë triumfues. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka shtuar: Motivi, besimi dhe entuziazmi i popullit iranian burojnë nga kultura e Ashurasë dhe janë bërë shkak për arritjen e fitores dhe sot me po atë kulturë do t'i kalojmë vështirësitë që i kemi përpara. Ruhani ka thënë se uniteti i myslimanëve dhe morali në Islam janë veti për të cilat na ka porositur i dërguari i Zotit (s.a.v.s.).