Presidenti iranian mbërrin në Bangkok
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i30529-presidenti_iranian_mbërrin_në_bangkok
Presidenti i RII në vazhdim të turneut të tij në Azinë juglindore, pas përfundimit të vizitës zyrtare në Malajzi, mbërriti sot në Bangkok, kryeqytet i Tajlandës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 08, 2016 18:57 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian mbërrin në Bangkok

Presidenti i RII në vazhdim të turneut të tij në Azinë juglindore, pas përfundimit të vizitës zyrtare në Malajzi, mbërriti sot në Bangkok, kryeqytet i Tajlandës.

Dr. Hasan Ruhani, president i RII, gjatë qëndrimit të tij në Bangkok, përveç pjesëmarrjes në konferencën e dytë të krerëve të Asamblesë së dialogut dhe bashkëpunimit të Azisë(ACD)do të zhvillojë takime dypalëshe edhe me funksionarët e lartë të Tajlandës. Asambleja e dialogut dhe e bashkëpunimit të Azisë ka 34 anëtarë dhe Irani është anëtarësuar në këtë asamble në vitin 2004.