Larixhani dënon krimet saudite në Sana
Kryetari i parlamentit të Iranit i dërgoi një mesazh kryetarit të parlamentit të Jemenit, ku i shprehu ngushëllime popullit dhe kryetarit të parlamentit të Jemenit për vdekjen e qindra civilëve jemenas në sulmet ajrore saudite në kryeqytetin Sana.
Z. Ali Larixhani në mesazhin drejtuar z. Jahja Ali Al Rai theksoi se Arabia Saudite duke kryer këtë veprim barbar, ka shkelur të gjitha ligjet dhe normat ndërkombëtare dhe ka kryer krim kundër njerëzimit. Në këtë mesazh thuhet: Edhe njëherë bota u shokua nga sulmet e avionëve agresorë të Arabisë Saudite kundër sallonit ky kryhej ceremonia e një funerali në Sana dhe ndërkohë disa vende që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut dhe organizatat ndërkombëtare vazhdojnë të heshtin dhe të jenë neglizhentë përballë këtij krimi kundër njerëzimit. Në këtë mesazh thuhet se Teherani është i gatshëm të bashkëpunojë me Kryqin e Kuq ndërkombëtare dhe me Gjysmëhënën e kuqe të Jemenit për transferimin e të plagosurve për tu mjekuar në spitalet iraniane.