Ruhani: Imam Husejni (as) u përket të gjithë popujve të botës
(last modified Sun, 09 Oct 2016 19:51:50 GMT )
Tetor 09, 2016 21:51 Europe/Tirane
  • Ruhani: Imam Husejni (as) u përket të gjithë popujve të botës

Presidenti i RII duke marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar në kryeqytetin e Tajlandës Bangkok me rastin e Ashurasë husejniane, deklaroi se Imam Husejni (as) nuk i përket vetëm Islamit dhe shiitëve, por ka gjetur vend në të gjitha zemrat e njerëzve liridashës të botës.

Dr. Hasan Ruhani duke folur në këtë ceremoni theksoi: Arsyeja se pse Imam Husejni (as) dhe kryengritja e Qerbelasë kanë mbetur të përjetshme, është se ky Imam i ndritur nuk u sakrifikua për aspiratat e një grupi të veçantë, por për aspiratat dhe vlerat e të gjithë njerëzimit. Presidenti iranian duke theksuar se dita e Ashuras është pushim zyrtar në të gjithë gadishullin indian dhe duke përmendur thënien e famshme të Gandit “Lideri im për çlirimin e kësaj toke ishte Husejni”, shtoi: Miliarda njerëz në mbarë botën respektojnë Imam Husjenin, sepse ai zgjodhi rrugën e moralit, paqes, dinjitetit dhe të vlerave të larta njerëzore.

 

Tags