Ruhani: Forcimi i Azisë, varet nga vetëbesimi dhe integrimi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i30670-ruhani_forcimi_i_azisë_varet_nga_vetëbesimi_dhe_integrimi
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Azia mund të fuqizohet vetëm në rast se ekziston vetëbesimi dhe integrimi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 10, 2016 04:48 Europe/Tirane
  • Ruhani: Forcimi i Azisë, varet nga vetëbesimi dhe integrimi

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Azia mund të fuqizohet vetëm në rast se ekziston vetëbesimi dhe integrimi.

Hasan Ruhani ditën e hënë në kuadër të takimit të Asamblesë së dialogut dhe bashkëpunimit aziatik në Bankok, ku të pranishëm janë funksionarë dhe kryetarë shtetesh nga 34 vende të botës ka thënë: Vendet aziatike me hapjen e tregut të tyre duhet të krijojnë lidhje ekonomike dhe të reformojnë strukturat e brendshme të tyre për të ngritur larg nivelin e jetesës së popujve të tyre dhe të ngrenë lart pozitën e Azisë në marrëdhëniet botërore. I ftuar në takimin e investitorëve aziatikë të Iranit, presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka thënë: Teherani kërkon të luajë rol aktiv në rrjetin e transportit mes Azisë dhe Evropës. Sot të gjithë e paranojë se janë vendet aziatike ato të cilat luajnë rol të rëndësishëm në sigurinë politike dhe në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta globale si ndryshimet klimatike, emigracioni, azilkërkuesit, analfabetizmi dhe varfëria. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera tha: Irani është si një fortesë e palëkundur përballë depërtimit dhe zgjerimit të radikalizmit dhe terrorizmit në rajon dhe insiston në faktin se janë ndërhyrjet e padrejta të disa fuqive që shkaktojnë zgjerimin e dhunës dhe agresivitetit në rajon.