Irani: OKB të lehtësojë rrugën për dërgimin e ndihmave në Jemen
Shefi i departamentit për çështjet juridike dhe ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB që të lehtësojë rrugët për dërgimin e ndihmave humanitare në Jemen.
Sejed Abas Eragçi, pasi dënoi sulmin e Arabisë Saudite kundër civilëve pjesëmarrës në një ceremoni mortore në Sana kryeqytetin e Jemenit, shprehu gatishmërinë e Iranit për të dërguar ndihma mjekësore dhe me medikamente për personat e plagosur dhe për kurimin e tyre në Iran. Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu ka kërkuar t’i jepet fund bllokadës së Jemenit dhe të hapet një korridor ajror për dërgimin e ndihmave humanitare për popullin jemenas. Kasemi në fjalën e tij ka thënë: Republika Islamike e Iranit është e gatshme të dërgojë ndihma humanitare dhe ekipe mjekësore si dhe medikamente për tu ardhur në ndihma të plagosurve si dhe është e gatshme të kurojë të plagosurit në spitalet iraniane. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjatë agresionit kundër civilëve në një ceremoni mortore në shtëpinë e Muxhahed Abu Shurab në Sana kryeqytetin e Jemenit, shkaktuan vrasjen dhe plagosjen e qindra civilëve.