Përfaqësuesi special i presidentit rus takohet me Velajatin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i30751-përfaqësuesi_special_i_presidentit_rus_takohet_me_velajatin
Drejtori i Qendrës së studimeve strategjike të Këshillit për mbrojtjen e interesave të sistemit të RII, deklaroi se çdo negociatë politike mbi të ardhmen e Sirisë, duhet të kryhet në këshillim me qeverinë dhe popullin sirian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2016 17:11 Europe/Tirane
  •   Përfaqësuesi special i presidentit rus takohet me Velajatin

Drejtori i Qendrës së studimeve strategjike të Këshillit për mbrojtjen e interesave të sistemit të RII, deklaroi se çdo negociatë politike mbi të ardhmen e Sirisë, duhet të kryhet në këshillim me qeverinë dhe popullin sirian.

Ali Akbar Velajati, drejtori i Qendrës së studimeve strategjike të Këshillit për mbrojtjen e interesave të sistemit të RII, në takimin e zhvilluar sot në Teheran me Aleksandër Lavrendiev, i dërguari special i presidentit rus për çështjen e Sirisë, theksoi se Irani dhe Rusia janë aleatët kryesorë të qeverisë dhe të popullit sirian dhe bashkëpunimi mes tyre luan rol të rëndësishëm në fitoren e qeverisë dhe popullit të Sirisë kundër terrorizmit. Velajati i cilësoi tepër të rëndësishme marrëdhëniet strategjike mes Iranit dhe Rusisë dhe shtoi se vazhdimësia e këtyre marrëdhënieve mund të luajë një rol përcaktues në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në zgjidhjen e krizave të ndryshme rajonale e ndërkombëtare. Z. Velajati tha se disa vende totalitare të rajonit dhe përkrahëse të grupeve terroriste po përpiqen të shpëtojnë grupet terroriste nga disfata nëpërmjet bisedimeve të çekuilibruara. Nga ana e tij, i dërguari special i presidentit rus për çështjen e Sirisë i dorëzoi z. Velajati një mesazh nga presidenti rus Vladimir Putin dhe të dy funksionarët diskutuan mbi çështje të ndryshme të bashkëpunimit Teheran-Moskë si dhe mbi zhvillimet më të fundit në rajon, e në veçanti në Siri.