Ministri i ekonomisë së Iranit takohet me kryetaren e FMN
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i30766-ministri_i_ekonomisë_së_iranit_takohet_me_kryetaren_e_fmn
Ministri i ekonomisë dhe financave të Iranit gjatë takimit vjetor të Bankës Botërore në Uashington, ka zhvilluar një takim me Christine Lagarde, kryetaren e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 11, 2016 03:55 Europe/Tirane
  • Ministri i ekonomisë së Iranit takohet me kryetaren e FMN

Ministri i ekonomisë dhe financave të Iranit gjatë takimit vjetor të Bankës Botërore në Uashington, ka zhvilluar një takim me Christine Lagarde, kryetaren e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Tibnija në këtë takim deklaroi: "Irani në kuadër të politikave të ekonomisë rezistente, ka filluar zbatimin e reformave strukturale dhe infrastrukturale dhe në kuadër të kësaj politike, Qeveria e Iranit ka shënuar suksese të rëndësishme në kontrollin dhe uljen e inflacionit dhe gjithashtu në administrimin e krizës së krijuar si pasojë e rënies së çmimit të naftës". Taibnija vuri në dukje raportin e fundit të FMN-s në lidhje me ekonominë e Iranit dhe theksoi: "Ky raport kishte një qasje pozitive ndaj ekonomisë së Iranit dhe ka arritur shumë mirë të paraqesë disa suksese të Qeverisë së Iranit". Nga ana e saj Christine Lagarde në këtë takim gjithashtu vlerësoi sukseset e Qeverisë së Iranit në kontrollin dhe uljen e inflacionit dhe shtoi: "Në bashkëpunimin e bankave të mëdha me Iranin akoma ekzistojnë disa probleme, por unë nga ana ime po bëj përpjekje për mënjanimin e këtyre problemeve në mënyrë që të përshpejtohet procesi i zgjerimit të bashkëpunimeve të Iranit me institucionet monetare ndërkombëtare". Vlen të theksohet se ky është takimi i parë i një ministri të ekonomisë së Iranit me kreun e FMN në dy dekadat e fundit.