Organizimi i Tasuasë husejniane në Iran
(last modified Tue, 11 Oct 2016 05:35:17 GMT )
Tetor 11, 2016 07:35 Europe/Tirane
  • Organizimi i Tasuasë husejniane në Iran

Sot me rastin e ditës së Tasuasë husejniane, i gjithë Irani islamik do të jetë i zhytur në zi. Dita e sotme, e martë  9 Muharrem 1438 h.k. që përkon me 11 tetor 2016, është dita e Tasuas husejniane.

Zi mbajtësit husejnianë në mbarë Iranin  gjatë ditës së sotme do të tubohen në qendrat kryesore fetare e veçanërisht në qytetet e shenjta Kom dhe Mashhad, ku organizojnë ceremoni të ndryshme fetare, duke mbajtur zi për martirizimin e Imam Husejnit a.s, imamit të tretë i myslimanëve shiitë të botës dhe shokëve të tij besnikë. Myslimanët shiitë në mbarë botën gjatë Tasuas dhe Ashurasë husejniane, organizojnë ceremoni zie duke shprehur dashurinë dhe besnikërinë e tyre ndaj prijësit të dëshmorëve Imam Husejnit a.s dhe shokëve të tij besnikë. Me kalimin e shekujve, tragjedia e Qerbelasë dhe martirizimi i Imam Husejnit a.s dhe i shokëve të tij besnikë, jo vetëm që nuk është harruar dhe nuk ka humbur rëndësinë, por mesazhi i Ashurasë është bërë më i gjerë dhe më aktual se kurrë. Dita e dhjetë e muajit Muharrem, është përvjetori i martirizimit ët Imam Husejnit  as, i cili u martirizua në Qerbela në vitin 61 h.k. Me rastin e Tasuas dhe Ashurasë husejniane, RTV i RII u shpreh ngushëllimet të sinqerta të gjithë myslimanëve dhe njerëzve liridashës e drejtësidashës të botës.

 

Tags