Irani zgjeron marrëdhëniet me Gjermaninë në sferën e shkencës dhe teknologjisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i30805-irani_zgjeron_marrëdhëniet_me_gjermaninë_në_sferën_e_shkencës_dhe_teknologjisë
Republika Islamike e Iranit dhe Gjermania do të zgjerojnë marrëdhëniet e tyre në fushën e shkencës dhe të teknologjisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 11, 2016 11:04 Europe/Tirane
  • Irani zgjeron marrëdhëniet me Gjermaninë në sferën e shkencës dhe teknologjisë

Republika Islamike e Iranit dhe Gjermania do të zgjerojnë marrëdhëniet e tyre në fushën e shkencës dhe të teknologjisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sorna Satari, zv/presidenti i Iranit për çështje shkencore dhe teknologjike, të hënën në takim të përbashkët me një delegacion të Gjermanisë në Teheran, deklaroi: "Sota Irani dhe Gjermania kanë nevojë për zgjerimin e marrëdhënieve strategjike në fushën e shkencës dhe të teknologjisë dhe këto bashkëpunimeve duhet të zgjerohen sa më shumë. Marrëdhëniet e Iranit dhe Gjermanisë deri më tani janë kufizuar vetëm me shkëmbimin e studentëve, por prej tani nuk do të mjaftohet me këtë nivel të marrëdhënieve sepse bashkëpunimi mes dy vendeve do të zgjerohet edhe në fushat e hulumtimeve strategjike. Ndërkohë Xhorxh Shute, ministri i arsimit dhe hulumtimeve dhe shefi i delegacionit të Gjermanisë, deklaroi se Irani dhe Gjermania nga viti 2017 do të formojnë komisionin e përbashkët për bashkëpunime shkencore dhe teknologjike.