Ministria e shëndetësisë e RII e gatshme të pranojë të plagosurit jemenas
Zëdhënësi i Ministrisë së shëndetësisë së RII ka thënë: Ministria në emër të komunitetit mjekësor të Iranit është plotësisht e përgatitur të pranojë jemenas të plagosur.
Iraxh Harirchi, zëdhënës i Ministrisë së shëndetësisë së RII, në një intervistë me gazetarin e IRIB, ka thënë: Duke pasur parasysh numrin e madh të të plagosurve në Jemen, Ministria e shëndetësisë e Iranit është e gatshme të pranojë të plagosur dhe t’i shërbejë atyre. Zëdhënësi i Ministrisë së shëndetësisë së RII ka thënë se populli i Jemenit po përjeton një krizë të madhe humane dhe nevoja për të ndihmuar atë është urgjente. Avionët agresorë sauditë të shtunën pasdite kanë kryer një sulm kundër një ceremonie funerali , duke vrarë dhe plagosur rreth 900 persona.