Larixhani: Disa nuk duan që të përfundojë kriza siriane
Kryetari i parlamentit iranian z. Ali Larixhani tha se disa vende nuk duan që të përfundojë kriza siriane.
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit dje para një grupi të besimtarëve në Tasuanë Husejniane në Kom, ka thënë: Këto vendo që luajnë rolin e Shamrit kanë për qëllim trazimin e myslimanëve në rajon dhe këto kushte janë vendosur nga ana e regjimit sionist. Larixhani shtoi: Sipas rezultateve të fundit, regjmi sionist kurrë nuk lejon përfundimin e luftërave në vendet myslimane dhe madje ky regjim ka lidhje të ngushta me terroristët. Në fund kryetari i parlamentit islamik të Iranit shtoi se me besnikërinë e forcave ushtarake dhe të sigurisë, armiqtë nuk do të mund kurrë të destabilizojnë Iranin.