Bisedë telefonike mes Zarif dhe Lavrov
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe ministri i punëve të jashtme të Rusisë në një bisedë telefonike kanë diskutuar rreth krizës në Siri.
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë bëri të ditur se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë dhe Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të martën në një bisedë telefonike kanë theksuar përpjekjet e reja diplomatike për zgjidhjen e krizës në Siri. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, mësohet se Lavrov dhe Zarif gjatë kësaj bisede telefonike kanë deklaruar se kriza e Sirisë mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet një marrëveshje politike. Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Rusisë kanë theksuar gjithashtu se nuk ekziston kurrfarë opsion tjetër për zgjidhjen politike të krizës në Siri. Vlen të theksohet se me dështimin e negociatave mes Amerikës dhe Rusisë, kriza e Sirisë ka hyrë në një fazë të re dhe vendet kundërshtare të Moskës dhe Damaskut po mundohen që me pretekste të ndryshme ta bëjnë fajtore Rusinë dhe Sirinë për bllokadën politike në lidhje me krizën e Sirisë.