Hasan Ruhani merr pjesë në ceremoninë e zimbajtjes huseinite në xhaminë Abdulazim
(last modified Wed, 12 Oct 2016 09:49:42 GMT )
Tetor 12, 2016 11:49 Europe/Tirane
  • Hasan Ruhani merr pjesë në ceremoninë e zimbajtjes huseinite në xhaminë Abdulazim

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në ditën e Ashuras huseinite mori pjesë në ceremoninë e zimbajtjes në xhaminë Abdulazim në qytetin Rej në jug të Teheranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, të mërkurën mori pjesë në ceremoninë e zimbajtjes në mesin e grupeve zimbajtëse në xhaminë e Abdulazim në qytetin Rej në jug të Teheranit. Presidenti iranian në këtë ceremoni shoqërohej edhe me disa funksionarë të tjerë të shtetit të Iranit. Me rastin e ditës së Ashuras një numër i madh i qytetarëve iranianë po marrin pjesë në ceremonitë e zimbajtjes në Teheran dhe në të gjithë qytetet e tjera të Republikës Islamike të Iranit. Sot (e mërkurë) është dita e dhjetë e muajit Muharram viti 1348 hixhri kameri që përkon me 12 tetor 2016, është dita e Ashuras huseinite. Dita e dhjetë e muajit Muharram është përvjetori i martirizimit të Imam Huseinit (a.s.) që ka ndodhur më 10 Muharram të vitit 61 hixhri kameri në fushën e Qerbelasë.

Tags