Irani nuk merr pjesë në takimin e Lozanës
Tetor 14, 2016 04:16 Europe/Tirane
Qeveria e Republikës Islamike të Iranit ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara në lidhje me pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Iranit në takimin pesëpalësh në Lozanë të Zvicrës në lidhje me krizën në Siri.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se burimet e informuara në Qeverinë e Iranit kanë deklaruar se Republika Islamike e Iranit nuk do të marrë pjesë në takimin pesëpalësh në Lozanë të Zvicrës ku ishte paraparë të marrin pjesë Irani, Rusia, Arabia Saudite, Turqia dhe Amerika për të diskutuar zgjidhjen e krizës në Siri. Ditëve të fundit disa media kanë spekuluar se Irani do të marrë pjesë në këtë takim për të diskutuar zgjidhjen e krizës në Siri.
Tags