Përmirësimi i marrëdhënieve mes Iranit dhe bllokut lindor dhe perëndim
Një prej ish diplomatëve iranianë ka thënë se marrëdhëniet e Iranit me bllokun perëndimor dhe lindor janë përmirësuar ndjeshëm pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore.
Husein Musavian në një intervistë dhënë gazetës Hufington Post, ka folur për nënshkrimin e marrëveshjeve të ndryshme mes Iranit dhe vendeve evropiane, aziatike dhe me Amerikën dhe tha: pas disa dekadash më në fund Bouing i ka shitur Iranit pajisje për avionë dhe në bazë të kontratës prej 27 miliard dollarësh, kjo kompani do t’i shesë Iranit 117 avionë të transportit civil. Ai duke folur mbi rolin pozitiv të Iranit në rajon tha se rol i rëndësishëm i Iranit në rajon si në Siri, Irak dhe Jemen dhe mënyra e marrëdhënieve të Republikës Islamike të Iranit me Rusinë dhe Amerikën ka ndikuar në procesin dhe rrjedhën politike të rajonit. Sa i përket qëndrimit të Amerikës dhe Rusisë pas luftës së imponuar të Irakut kundër Iranit, ky ish diplomat iranian tha se në atë periudhë Rusia dhe amerikan mbajtën qëndrime të kundërta, ku Uashingtoni ndoqi politikat armiqësore të presioneve dhe sanksioneve kundër Iranit ndërsa Moska ndoqi politikat dhe strategjinë e miqësisë.