Kapacitetet mbrojtëse të larmishme të Iranit, faktor parandalues
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i31399-kapacitetet_mbrojtëse_të_larmishme_të_iranit_faktor_parandalues
Komandanti i bazës kundërajrore "Khatemul-Anbija" të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se kapacitetet mbrojtëse të larmishme të Iranit, faktor parandalues janë bërë shkak për parandalimin e çfarëdo lloj agresioni kundër këtij vendi.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 16, 2016 08:47 Europe/Tirane
  • Kapacitetet mbrojtëse të larmishme të Iranit, faktor parandalues

Komandanti i bazës kundërajrore "Khatemul-Anbija" të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se kapacitetet mbrojtëse të larmishme të Iranit, faktor parandalues janë bërë shkak për parandalimin e çfarëdo lloj agresioni kundër këtij vendi.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se gjeneral Farzad Ismaili tha se ekzistenca e kapaciteteve mbrojtëse të larmishme në nivele të ndryshme të forcave të armatosura të Iranit është bërë shkak për krijimin e një niveli të përshtatshëm të masave parandaluese përballë armiqve. Gjeneral Ismaili shtoi se prania e focave të armatosura të gatshme dhe shfrytëzimi i kapaciteteve vendore është bërë shkak që Irani të ndodhet në një nivel shumë të mirë të sigurisë dhe të mos lejojë armiqtë të bëjnë ndonjë kërcënim kundër Iranit. Irani sot ka një siguri të mjaftueshme dhe vendet e tjera për çfarëdo lloj afrimi afër qiellit të Iranit e dinë që duhet ta bëjnë këtë me koordinimin e autoriteteve të Iranit dhe në bazë të rregullave ndërkombëtare. Komandanti i bazës kundërajrore "Khatemul-Anbija" të të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në fund theksoi se sot lloji i luftërave në botë është kërcënimi nëpërmjet sulmeve ajrore, prandaj këto kërcënime kanë shtuar edhe më shumë rëndësinë e ekzistencës së një rrjeti të fuqishëm dhe të unifikuar kundër ajror.