Kryetari i kompanisë atomike të Kinës viziton Teheranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i31492-kryetari_i_kompanisë_atomike_të_kinës_viziton_teheranin
San Kin, kryetari i kompanisë shtetërore atomike të Kinës, në krye të një delegacioni arriti në Teheran për të biseduar për bashkëpunimet paqësore atomike mes të dy vendeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 17, 2016 03:43 Europe/Tirane
  • Kryetari i kompanisë atomike të Kinës viziton Teheranin

San Kin, kryetari i kompanisë shtetërore atomike të Kinës, në krye të një delegacioni arriti në Teheran për të biseduar për bashkëpunimet paqësore atomike mes të dy vendeve.

Sipas burimeve informative të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, San Kin gjatë kësaj vizite u takua dhe zhvilloi negociata me Ali Akbar Salehi, kryetarin e Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, me Muhamed Ahmedjan, drejtor ekzekutiv i kompanisë për prodhimin dhe zhvillimin e energjisë Atomike të Iranit, si dhe me funksionarët e projektit për modernizimin e reaktorit hulumtues të ujit të rëndë në provincën Arak. Të dy palët gjatë këtyre negociatave kanë shprehur interesimin për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimeve në të gjitha fushat dhe kanë shqyrtuar rrugët për përshpejtimin e procesit të modernizimit të reaktorit hulumtues të ujitë të rëndë në provincën Arak. Gjatë kësaj vizite delegacioni kinez ka vizituar edhe reaktorin hulumtues të ujitë të rëndë në provincën Arak.