Manovra e gjashtë e forcave ajrore të ushtrisë së Iranit
Manovra e gjashtë e forcave ajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit zhvillohet sot në provincën e Esfahanit, në qendër të Iranit.
Gjeneral Aziz Nasirzade, zv/koordinator i forcave ajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se qëllimet e kësaj manovra të forcave ajrore të Iranit është ngritja e kapaciteteve luftarake të pilotëve dhe të punonjësve teknik, ushtrimi i taktikave të reja luftarake, si dhe trajnimi luftarak i punonjësve të ri në rrethana të improvizuara luftarake. Gjeneral Nasirzade gjithashtu shtoi se karakteristikat e kësaj manovre janë shkatërrimi tërësisht i objektivave, kryerjen e bombardimeve gjatë natës, ushtrimi i kontrollit dhe të komandës së përqendruar dhe jo të përqendruar me një sasi të madhe të fluturimeve. Në manovrën e gjashtë të forcave ajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit marrin pjesë lloje të ndryshme të avionëve luftarakë, të bombarduesve, të avionëve komunikues dhe zbulues, si dhe të avionëve për bartjen karburanteve dhe llojet e ndryshme të dronëve.