Presidenti i Shqipërisë mirëpret zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i31714-presidenti_i_shqipërisë_mirëpret_zgjerimin_e_marrëdhënieve_me_iranin
Presidenti i Shqipërisë deklaroi se ky vend vlerëson lartë zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore me Republikën Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 19, 2016 05:20 Europe/Tirane
  • Presidenti i Shqipërisë mirëpret zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin

Presidenti i Shqipërisë deklaroi se ky vend vlerëson lartë zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore me Republikën Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bujar Nishani, presidenti i Republikës së Shqipërisë, të martën në takimin për pranimin e letrave kredenciale të Gholamhusein Muhamednia, ambasadori i ri i Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, deklaroi se Irani është një vend i madh dhe me kulturë të pasur dhe me histori të lashtë. Z. Bujar Nishani në këtë takim kërkoi dinamizëm më të madh në marrëdhëniet Shqipëri-Iran si dhe inkurajimin e të dy popujve për tu njohur sa më tepër mes vete, ndërsa kërkoi nga ambasadori iranian që t'i dërgojë përshëndetjet e tij të përzemërta presidentit të Republikës Islamike të Iranit. Nga ana e tij, ambasadori i ri i Republikës Islamike të Iranit në Tiranë në këtë takim i dorëzoi presidentit të Shqipërisë përshëndetjet e z. Hasan Ruhani, presidentit të RII dhe deklaroi se zgjerimi i marrëdhënieve kulturore, politike dhe ekonomike me Shqipërinë është kërkesë e Republikës Islamike të Iranit.