Filmi Cianur, një histori sociale mbi grupin MEK
Filmi Cianur transmeton një pjesë të historisë politike të Iranit, temë e cila është trajtuar pak në kinemanë iraniane.
Sipas një njoftimi të agjencisë studentore të lajmeve, skenari i filmit Cianur, me regjisurë të Behruz Shaibi përfundon me një heshtje të gjatë. Amiri dhe Huma dy aktorët kryesorë të filmit, kanë gjetur njëri tjetrin pas një kohe të gjatë në një kohë kur nuk ka rrugëzgjidhje tjetër pervcse të zgjedhin mes jetës dhe Cianurit ( lëndë kimike helmuese). Ata zgjodhën jetën. Ngjarja e filmit Cianur, ka ndodhur në vitet 50 dhe ajo trajtojnë jetën e dashurisë së një çifti të asaj kohe. Filmi trajton një pjesë të jetës së Maxhid Sharif Vakfi një prej krerëve të grupit Moxhahedin-e-Khalk (MEK) i cili është vrarë nga anëtarët e tjerë të grupit për shkak të bindjeve të tij islame. Filmi trajton një pjesë të historisë politike të Iranit, të cilën shumë pak kineastë e kanë trajtuar. Aktorët e këtij filmi janë Mehdi Hashemi, Hanie Tavasoli, Hamed Kamili, Pedram Sharifi, Babak Hamidian, Behnush Tabatabai, Reza Mulai, Farzin Sabuni, Ferejdun Mehrabi, Sara Tavakoli, Vahid Runagi dhe Atila Pasiani. Filmi kinematografik Cianur është filmi i dytë i regjisorit Behruz Shaibi i cili në festivalin e 34-ët të filmit Faxhr ka marrë çmimin Feniksi. Cianuri është një film me temë dashurie dhe politike në të cilin trajtohet jeta e një çifti që ka jetuar në vitet 50. Filmi Dehliz, është filmi i parë i Behruz Shaibi, që ka marrë çmimin Fenikisi për filmin më të mirë të festivalit të 31-të ndërkombëtar të filmit Faxhr. Ky film ka konkurruar në 9 pjesë të tjera për çmimin Feniks. Cianur është shpallur kandidat për marrjen e çmimit të institutit të kritikëve dhe skenaristëve të kinemasë në Iran për rolin më të mirë të aktrimit për meshkujt, për aktoren më të mirë femër, për xhirimet më të mira dhe për skenat dhe veshjet më të mira. Gjithashtu ky film ka marrë titullin filmi më i mirë i festivalit të filmit Kakanuns.