Ambasadori iranian viziton njësitin e policisë speciale të Turqisë
Tetor 21, 2016 05:10 Europe/Tirane
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Ankara ka vizituar njësitin e forcave speciale të policisë së Turqisë në Ankara.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ibrahim Taherjan, ambasadori i Iranit në Turqi, të enjten duke vizituar njësitin e forcave speciale të policisë së Turqisë në Ankara, ka biseduar me funksionarët turq në lidhje me bashkëpunimet e përbashkëta në fushat policore me interes të përbashkët për të dy vendet. Si pasojë e shtimit të veprimeve terroriste në zonat e veçanta për veprime terroriste në rajone të ndryshme të Turqisë gjatë një viti të kaluar, janë shtuar edhe kontaktet e autoriteteve iraniane dhe turke të sigurisë për tu përballur me këto veprime terroriste.
Tags