Ruhani: Irani kërkon bashkëjetesë paqësore në botë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i32110-ruhani_irani_kërkon_bashkëjetesë_paqësore_në_botë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Teherani kërkon bashkëjetesë paqësore në botë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 22, 2016 06:49 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani kërkon bashkëjetesë paqësore në botë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Teherani kërkon bashkëjetesë paqësore në botë.

Hasan Ruhani, i pranishëm në ceremoninë e ditës kombëtare të eksportit, u takua me disa eksportues iranian dhe tha se Irani ngre zërin për bashkëjetesë paqësore në botë dhe në rajon. Sa i përket kapaciteteve të shumta të Iranit, presidenti iranian tha se botës i duhet treguar pozita e lartë politike dhe ekonomike e Iranit dhe se projekti i iranofobisë nuk është aspak i vërtetë dhe se është një padrejtësi e madhe që i bëhet Iranit. Ndër të tjera presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se një prej objektivave kryesore të qeverisë është lehtësimi i rrugës së tregtisë, zhvillimi i ekonomisë dhe i eksportit të mallrave iraniane dhe thithja e investitorëve të huaj me qëllim progresin dhe zhvillimin e vendit.