Inaugurohen katër projekte radarësh nga Ministria e mbrojtjes e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i32212-inaugurohen_katër_projekte_radarësh_nga_ministria_e_mbrojtjes_e_iranit
Ministri i mbrojtjes i RII inauguroi sot katër projekte radarësh në qytetin Shiraz në jug të Iranit, duke theksuar se qendrat e reja të radarëve janë përkrahëse të fuqishme të aktiviteteve të forcave ajrore të RII.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 22, 2016 17:46 Europe/Tirane
  • Inaugurohen katër projekte radarësh nga Ministria e mbrojtjes e Iranit

Ministri i mbrojtjes i RII inauguroi sot katër projekte radarësh në qytetin Shiraz në jug të Iranit, duke theksuar se qendrat e reja të radarëve janë përkrahëse të fuqishme të aktiviteteve të forcave ajrore të RII.

Gjeneral Husein Dehkan shtoi se sistemi i radarëve Miraxh ka katër dimensione veprimi dhe mbulon një rreze të gjerë të hapësirës ajrore dhe mund  të interceptojë njëkohësisht 200 objekte. Gjeneral Dehkan tha se radari informativ Faxhr 3 është i aftë të interceptojë dhe identifikojë në modulin tredimensional objekte ajrore në distancë prej 500 km.