Inaugurohen katër projekte radarësh nga Ministria e mbrojtjes e Iranit
Tetor 22, 2016 17:46 Europe/Tirane
Ministri i mbrojtjes i RII inauguroi sot katër projekte radarësh në qytetin Shiraz në jug të Iranit, duke theksuar se qendrat e reja të radarëve janë përkrahëse të fuqishme të aktiviteteve të forcave ajrore të RII.
Gjeneral Husein Dehkan shtoi se sistemi i radarëve Miraxh ka katër dimensione veprimi dhe mbulon një rreze të gjerë të hapësirës ajrore dhe mund të interceptojë njëkohësisht 200 objekte. Gjeneral Dehkan tha se radari informativ Faxhr 3 është i aftë të interceptojë dhe identifikojë në modulin tredimensional objekte ajrore në distancë prej 500 km.
Tags