Qeveria iraniane krijon mbi 2 milion vende pune
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i32260-qeveria_iraniane_krijon_mbi_2_milion_vende_pune
Gjatë periudhës së qeverisë së drejtuar nga presidenti Hasan Ruhani, janë krijuar rreth 2 milion vende pune.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 23, 2016 08:59 Europe/Tirane
  • Qeveria iraniane krijon mbi 2 milion vende pune

Gjatë periudhës së qeverisë së drejtuar nga presidenti Hasan Ruhani, janë krijuar rreth 2 milion vende pune.

Ali Rabii ministër i kooperativave, punës dhe mirëqenies sociale, në ceremoninë e hapjes së konkursit për talentet kombëtare tha: Një prej prioriteteve të qeverisë iraniane është ulja e nivelit të papunësisë dhe në këtë kuadër janë krijuar 1.9 milion vende të reja pune dhe është kontrolluar inflacioni si dy nga sukseset e qeverisë së 11-të iraniane. Qeveria iraniane me zbulimin e talenteve, uljen e normave të interesit për kreditë bankare dhe me mbështetjen e prodhimit vendas, synon të arrijë një rritje ekonomike prej 8%. Ai ndër të tjera premtoi se qeveria do të punojë shumë për të krijuar vende pune për talentet që janë të nevojshëm për të ardhmen e vendit.