Vazhdon ndjekja ligjore e tragjedisë së Minas
(last modified Sat, 13 Feb 2016 17:26:23 GMT )
Shkurt 13, 2016 18:26 Europe/Tirane
  • Vazhdon ndjekja ligjore e tragjedisë së Minas

Përfaqësuesi i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit për çështjeje të Haxhit deklaroi se po vazhdon procesi ligjor për hetimin e tragjedisë së Minasë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Khoxhetul-Islam Sejed Ali Ghazi Asgeri, përfaqësuesi i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në çështjeje të Haxhit, të shtunën në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për mirëkuptim me Organizatën Iraniane për Çështjeje të Haxhit dhe Fondacionit të Dëshmorëve, shtoi se procesi për hetimin ligjor të tragjedisë së Haxhit po vazhdon duke shqyrtuar çështjeje të rëndësishme nga institucionet e ndryshme. Tragjedia e Minasë ishte një ngjarje pikëlluese për të gjithë myslimanët e botës dhe nuk mund të anashkalohet me lehtësi. Në kuadër të procesit për dkumentarizimin e tragjedisë së Minasë deri më tani janë mbledhur njëmijë intervista me personat të cilët ishin saktësisht në ngjarjen e kësaj tragjedie. Vlen të theksohet se në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes Fondacionit të Dëshmorëve, Organizatës Iraniane të Haxhit dhe zyrës së liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit për çështje të Haxhit, që nga sot haxhinjtë që humbën jetën gjatë tragjedisë së Minasë do të quhën "Dëshmorët e Minasë".

Tags