Nënshkruhen gjashtë marrëveshje bashkëpunimi mes Iranit dhe Gjermanisë
Irani dhe Gjermania kanë nënshkruar gjashtë marrëveshje bashkëpunimi në sektorët e ndërtimit të rrugëve, hekurudhave dhe porteve si dhe në sektorët e transportit ajror dhe detar.
Abas Akhundi, ministër i Transportit dhe Urbanistikës së RII në takimin me ministrin e Transportit dhe Urbanistikës së Gjermanisë, z. Alexander Dobrint, deklaroi se Irani ka filluar një bashkëpunim të gjerë me Gjermaninë për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit të transportit. Akhundi tha se Irani do të bashkëpunojë me Gjermaninë për zhvillimin e porteve Chabehar dhe Bandar Abas në juglindje dhe në jug të Iranit, për modernizimin e transportit në periferi të Teheranit, Ahvazit dhe Tabrizit, për shtimin e shpejtësisë së linjës hekurudhore Teheran-Tabriz dhe shtoi se përsa i përket transportit ajror, aktualisht mes Iranit dhe Gjermanisë kryhen 30 fluturime ajrore në javë.