Hapet faqja e re e marrëdhënieve mes Iranit dhe Bosnjës
Ambasadori i ri i Iranit në Bosnje, vizitën e presidentit të Bosnjës në Iran e cilësoi hapje e një faqeje të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Muhamed Hejdari, duke folur mbi vizitës e Bakir Izetbegović në Iran, tha se të dy vendet kanë potenciale të shumta për zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike, politike dhe kulturore. Ai shtoi se Irani i kushton rëndësi të veçantë zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Bosnjën. Pas rrëzimit të Jugosllavisë, Irani ishte ndër vendet e para që ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Bosnjës dhe menjëherë krijoi lidhje politike dhe ekonomike me këtë vend. Bakir Izetbegović president i Bosnjës ka arritur sot në Iran me ftesë të Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit. Ai gjatë qëndrimit në Iran do të takohet edhe me liderin suprem të revolucionit islamik.