Fjalimi i presidentit të RII në tubim me popullin e Khomejn
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i32521-fjalimi_i_presidentit_të_rii_në_tubim_me_popullin_e_khomejn
Presidenti RII ka thënë: Populli iranian kurrë nuk do të lejojë të humb pavarësinë për të cilën ka bërë përpjekje me vite të tëra.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 24, 2016 13:53 Europe/Tirane
  • Fjalimi i presidentit të RII në tubim me popullin e Khomejn

Presidenti RII ka thënë: Populli iranian kurrë nuk do të lejojë të humb pavarësinë për të cilën ka bërë përpjekje me vite të tëra.

Dr. Hasan Ruhani, president i RII, të hënën në vazhdën e takimeve të tij me qytetarët e provincave të RII, ka vizituar provincën Khomejn dhe para qytetarëve të kësaj province ka thënë: “Imam Khomeini (ra) popullit iranian ia mësoi Islamin e vërtetë, demokracinë fetare dhe rrugën e fitores përballë të fortëve”. Presidenti RII ka shtuar: E drejta e popullit iranian në bisedimet bërthamore me gjashtë fuqitë botërore buron nga mësimet e Imam Khomeinit (ra) dhe përkrahjes së Liderit Suprem të Revolucionit Islamik. Ruhani duke theksuar se uniteti i popullit iranian është si rezultat i udhëzimeve të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, ka deklaruar: Siguria aktuale që mbretëron në RII është si rezultat i përpjekjeve të të gjitha forcave të sigurisë së RII në të gjithë Iranin. Presidenti i RII në vazhdim të vizitës së 32 të tij së bashku me delegacionin e qeverisë së RII, vizitoi xhaminë Imam Khomeini (ra), themelues i RII dhe përpos që vizitoi këtë institucion historik, kombëtar dhe shpirtëror, përkujtoi arkitekturën e lashtë të RII.