Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës arriti në Teheran
Tetor 24, 2016 15:39 Europe/Tirane
Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës së bashku me një delegacion ka arritur në Teheran, kryeqytetin e Iranit.
Bekir Izetbegoviq, kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, sot pasdite me ftesë zyrtare të presidentit të RII, dr. Hasan Ruhani, mbërriti në Aeroportin ndërkombëtar ‘Imam Khomeini’ në Teheran. Bekir Izetbegoviç në aeroport u prit nga z. Ali Tajib Nia, ministri i ekonomisë dhe i financave i Iranit. Kryetari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Bekir Izetbegoviç, nesër në kompleksin historik dhe kulturor Sad Abad në veri të Teheranit zyrtarisht do të mirëpritet nga z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit.
Tags