Potenciali raketor i Iranit, kriteri kryesor në mbrojtje
Zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se potenciali raketor i Iranit është kriteri kryesor në aspektin e mbrojtjes.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se, Is'hak Xhehangiri, zv/presidenti i parë i Iranit, të martën në një takim me funksionarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit që u zhvillua në Teheran, deklaroi se shkaku i progresit të shënuar në industrinë e mbrojtjes kanë qenë sanksionet kundër Iranit, prandaj duhet të forcohet potenciali raketor për të ngritur sa më shumë nivelin e mbrojtjes. Xhehangiri theksoi se forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit duhet të posedojnë kapacitet dhe aftësi shumë të larta mbrojtëse. Me kontributin dhe mundin e forcave të armatosura dhe të sigurisë së Republikës Islamike, aktualisht Irani është qendër e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme. Irani, aktualisht ka shënuar progres të rëndësishëm në fushat shkencore dhe teknologjike duke u bazuar gjithnjë në forcat vendore.