Irani dhe Finlanda nënshkruajnë katër dokumente për bashkëpunim
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i32743-irani_dhe_finlanda_nënshkruajnë_katër_dokumente_për_bashkëpunim
Republika Islamike e Iranit dhe Finlanda kanë nënshkruar katër dokumente për bashkëpunim në fushat ekonomike, të energjisë, teknologjisë dhe investimit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 26, 2016 13:56 Europe/Tirane
  • Irani dhe Finlanda nënshkruajnë katër dokumente për bashkëpunim

Republika Islamike e Iranit dhe Finlanda kanë nënshkruar katër dokumente për bashkëpunim në fushat ekonomike, të energjisë, teknologjisë dhe investimit.

Dokumentet për bashkëpunim të cilat u nënshkruan na funksionarët përkatëse të të dy vendeve të mërkurën në një takim me pjesëmarrjen e Hasan Ruhani, presidentit të Iranit dhe Sauli Miinisto, presidenti i Finlandës, përfshinë bashkëpunimin në sektorët e energjisë, telekomunikacionit, administrimin e resurseve të pyjeve dhe për bashkëpunim mes organizatës së investimeve ndihmave teknike dhe ekonomike të Iranit me agjencinë e eksportit të Finlandës. Presidentët dhe delegacionet politike dhe ekonomike të të dy vendeve gjithashtu sot kanë zhvilluar një takim të përbashkët në lidhje me bashkëpunimet bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për zgjerimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike. Vlen të theksohet se presidenti i Finlandës të martën në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik ka arritur për një vizitë në Teheran për të zhvilluar bisedime për shtimin e shkëmbimeve ekonomike mes të dy vendeve.