Irani nuk blen sistemin raketor S-400
Ambasadori i Iranit në Rusi deklaroi se Republika Islamike e Iranit nuk ka program për blerjen e sistemit raketor S-400 nga Rusia.
Agjencia e lajmeve ruse "RIA Novosti" njoftoi se Mahdi Sanai, ambasadori i Iranit në Moskë, ka deklaruar se Irani është i vendosur për vazhdimin e bashkëpunimeve ushtarake dhe teknologjike me Rusinë, mirëpo blerja e sistemit raketor S-400 nuk është në programin e Republikës Islamike të Iranit. Në lidhje me zgjerimin e bashkëpunimeve të Iranit dhe Rusisë në sfera të ndryshme, z. Sanai shtoi se në vitin 2015 të dy vendet kanë bërë hapa serioz për ngritjen e nivelit të marrëdhënieve dhe në vitin 2016 janë nënshkruar disa dokumente të rëndësishme për bashkëpunim. Mahdi Sanai bëri të ditur edhe vizitën e kryetares së Senatit të Rusisë në Iran më 13 nëntor dhe deklaroi se qëllimi i kësaj vizite është zhvillimi i negociatave me funksionarët iranian për zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve.