Filmi Muhamed Resulullah (savs) shfaqet në 300 kinema në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i32929-filmi_muhamed_resulullah_(savs)_shfaqet_në_300_kinema_në_turqi
Që nga dita e nesërme (e premte) në 300 kinema të Turqisë do të fillojë shfaqja e filmit Muhamed Resulullah (savs).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 27, 2016 14:35 Europe/Tirane

Që nga dita e nesërme (e premte) në 300 kinema të Turqisë do të fillojë shfaqja e filmit Muhamed Resulullah (savs).

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, premiera e filmit Muhamed Resulullah (savs) të regjisorit të njohur iranian Mexhid Mexhidi, u zhvillua të mërkurën në një nga kinematë e Stambollit me pjesëmarrjen e personaliteteve kulturore dhe fetare turke si dhe të dhjetëra regjisorëve dhe aktorëve të njohur të Turqisë. Ky film do të shfaqet me dublim në gjuhën turke dhe me titra anglisht. Ceremonia e premierës së këtij filmi është transmetuar direkt nga shumë kanale televizive turke.