Zarif thekson në rrugëzgjidhjen politike për krizën në Siri
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se problemet e Sirisë mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet rrugës politike dhe luftës kundër grupeve takfiriste.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të premten pas arritjes në Moskë për të marrë pjesë në takimin tre palësh të ministrave të punëve të jashtme të Iranit, Rusisë dhe Sirisë, para gazetarëve deklaroi se një grup i vendeve gjithnjë kërkojnë luftë dhe ndjekin opsione ushtarake për zgjidhjen e krizës në Siri, ndërkohë që rrugëzgjidhje e kësaj krize është vetëm politike dhe lufta kundër grupeve takfiriste. Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi se Teherani gjithnjë ka theksuar nevojën për vendosjen e armëpushimit të gjithanshëm, nevojën për të dërgimin e ndihmave humanitare në nivel të gjerë dhe për gjetjen e një rrugëzgjidhje politike për çështjen e Sirisë. Vendet që dëshirojnë paqe dhe të luftojnë kundër grupeve takfiriste në Siri, duhet të bashkëpunojnë më tepër për të shfrytëzuar metodat paqësore për t'i dhënë fund armiqësisë, prandaj bisedimet e sotme në Moskë zhvillohen në këtë kuadër. Vlen të theksohet se vizita njëditore e Muhamed Xhavad Zarif në Moskë zhvillohet në kuadër të vazhdimit të kontakteve të tre vendeve: Iranit, Rusisë dhe Sirisë për situatën në rajon, për alternativat e luftës kundër terrorizmit në Siri dhe për shtimin e bashkëpunimeve në këtë fushë.