Zarif dhe Lavrov diskutojnë mbi Sirinë
Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Rusisë gjatë takimit të zhvilluar sot në Moskë diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme e në veçanti në Siri si dhe çështje të bashkëpunimit dypalësh Teheran-Moskë.
Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, një nga çështjet e diskutuara nga Muhamed Xhevad Zarif dhe Sergej Lavrov ishte lufta pa kompromis kundër terrorizmit. Ministri i Jashtëm i Rusisë deklaroi se në takimin e homologun e tij iranian u diskutua kryesisht situata në Siri, mundësia e dërgimit të ndihmave humanitare si dhe rrugët e ndalimit të furnizimit të terroristëve. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i RII deklaroi se Irani është i mendimit se kriza siriane ka vetëm zgjidhje politike dhe se lufta ndaj grupeve terroriste dhe takfiriste nuk duhet ndalur. Muhamed Xhevad Zarif shtoi: ”Teherani kërkon vendosjen e armëpushimit të gjithanshëm, dërgimin e ndihmave të gjera humanitare dhe fillimin e negociatave për gjetjen e rrugëzgjidhjes politike për krizën siriane.”