Përfundojnë negociatat e ministrave të jashtme të Iranit, Rusisë dhe Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i33097-përfundojnë_negociatat_e_ministrave_të_jashtme_të_iranit_rusisë_dhe_sirisë
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se duhet parandaluar depërtimi i ri i terroristëve në territorin e Sirisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 29, 2016 03:57 Europe/Tirane
  • Përfundojnë negociatat e ministrave të jashtme të Iranit, Rusisë dhe Sirisë

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se duhet parandaluar depërtimi i ri i terroristëve në territorin e Sirisë.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit në fund të vizitës së tij në Moskë dhe pas takimit me homologët e tij rus dhe sirian, deklaroi: "Ajo çfarë është e domosdoshme për të gjitha vendet është pranimi i këtij realiteti se terrorizmi nuk sjell dobi për asnjë palë". Në lidhje me rezultatet e këtij takimi, z. Zarif tha: "Në këtë takim kishte rëndësi shumë të madhe fakti se qeveria e Sirisë sot edhe një herë ka deklaruar se është e gatshme që të marrë pjesë në dialogun mes palëve siriane". Vlen të theksohet se takimi mes Lavrov, Zarif dhe Valid Moalem, ministrat e jashtëm të Rusisë, Iranit dhe Sirisë në Moskë, është zhvilluar me qëllim të bashkëpunimit më të madh të të tre vendeve për të vazhduar me seriozitet dhe vendosmëri luftën kundër grupeve terroriste dhe për të diskutuar mbylljen e rrugëve për armatosjen e terroristëve që mbështeten nga vendet perëndimore dhe arabe. Sipas ministrave të punëve të jashtme të këtyre tre vendeve, ky dakordim mund të ushtrojë ndikim të rëndësishëm në zhvillimet e ardhshme në Siri.