Shefja e diplomacisë evropiane arrin në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i33100-shefja_e_diplomacisë_evropiane_arrin_në_teheran
Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, sot në mëngjes ka arritur për një vizitë në Teheran për të biseduar në lidhje me çështjet rajonale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 29, 2016 04:05 Europe/Tirane
  • Shefja e diplomacisë evropiane arrin në Teheran

Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, sot në mëngjes ka arritur për një vizitë në Teheran për të biseduar në lidhje me çështjet rajonale.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se shefja e diplomacisë evropiane sipas programit të deklaruar më parë, gjatë kësaj vizite sot do të takohet me z. Hasan Ruhani, presidentin e Republikës Islamike të Iranit. Znj. Mogherini gjithashtu pas takimit me presidentin e Iranit përsëri do të zhvillojë bisedime me z. Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit dhe do të marrë pjesë në një drekë pune të organizuar nga ministri i jashtëm iranian. Sipas programit të deklaruar, temë kryesore e këtyre bisedimeve të shefes së diplomacisë evropiane me funksionarët e Iranit, do të jetë kriza në Siri.