Bisedimet e Mogherinit me Zarif dhe Ruhani në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i33145-bisedimet_e_mogherinit_me_zarif_dhe_ruhani_në_teheran
Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, sot në mëngjes është takuar dhe ka biseduar me z. Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 29, 2016 08:42 Europe/Tirane
  • Bisedimet e Mogherinit me Zarif dhe Ruhani në Teheran

Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, sot në mëngjes është takuar dhe ka biseduar me z. Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se në këtë takim është diskutuar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale mes Iranit dhe Bashkimit Evropian, rreth zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sidomos rreth krizës në Siri dhe të dy palët kanë shkëmbyer mendime për alternativat për t'i dhënë fund krizës siriane me një perspektivë drejt të ardhmes. Z. Zarif në këtë takim ka mirëpritur rolin konstruktiv të BE në zgjidhjen e krizës së Sirisë dhe deklaroi gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për bashkëpunim më të afërt me Bashkimin Evropian. Znj. Mogherini gjatë kësaj vizite do të takohet edhe me presidentin iranian z. Hasan Ruhani, ndërsa pas takimit me presidentin iranian përsëri do të zhvillojë bisedime me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit. Vlen të theksohet se Mogherini pasdite do të largohet nga Teherani në drejtim të Riadit, kryeqytetit të Arabisë Saudite.