Gjeneral Selami: Libani dhe Siria ankthi i sionistëve
Zv/komandanti i përgjithshëm i gardës revolucionare Sepah tha se Libani dhe Siria janë kthyer në një ankth për sionistët, pasi këto dy vende janë kthyer në bazën e luftës së drejtësisë kundër së keqes.
Gjeneral Husein Selami, foli mbi disfatat e njëpasnjëshme të hegjemonizmit botëror dhe tha se Libani sot është kthyer në ankth për sionistët ndërsa Siria është baza e luftës së drejtësisë kundër së keqes dhe padrejtësisë dhe për këtë deri më sot arroganca dhe hegjemonizmi botëror nuk kanë arritur asnjë rezultat. Shkak për dështimin e arrogancës është se këta dy vende kanë krijuar një forcë të fuqishme vullnetare popullore e cila lufton kundër armikut. Gjeneral Selami tha se lëvizja popullore Ansarullah në Jemen gjithashtu po reziston ashtu siç reziston edhe forca popullore e Bahrejnit përballë forcave amerikane të dislokuara në këtë vend. Selami foli mbi fuqinë ushtarake të Iranit dhe tha se Irani kurrë nuk do të dalë nga skena, por do të rezistojë deri në fitoren e vërtetë të islamit.