Mogherini takohet me Zarif
Shefja e diplomacisë evropiane gjatë qëndrimit në Teheran u takua me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit.
Federika Mogherini, sot në mëngjes në takim me Muhamed Xhavad Zarif diskutoi mbi çështjet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Mogherini pritet të takohet edhe me presidentin e Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani. Shefja e diplomacisë iraniane pas takimit me presidentin e Republikës Islamike të Iranit do të rinisë bisedimet me shefin e diplomacisë iraniane. Sipas z. Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në takimin Mogherini-Zarif do të diskutohet për bashkëpunimin bilateral, por edhe mbi zhvillimet në Siri. Vizita e Federika Mogherini në Teheran bëhet në kohën kur një javë më parë PE miratoi strategjinë e re të marrëdhënieve të Brukselit me Teheranin. Në muajin nëntor, në Bruksel do të mbahet raundi i dytë i bisedimeve Iran-Bashkimi Evropian, me pjesëmarrjen e Maxhid Takhtrevançi zv/ministër i jashtëm i Iranit dhe Helga Schmidt zv/shefe e diplomacisë Evropiane.